Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku moderatori e pyeti nëse Ilir Metën e bëri ai president, apo Meta u bë vetë.
Pasi bëri disa gjeste, se nuk i pëlqeu pyetja, kërkoi që t’ja përsërisnin edhe një herë si pyetje. Më pas ai u përgjigj: E bëmë.
“Si e bëtë, ti Metën dhe Meta veten?”, ngulmon Ermali.
“E bëmë ne atë”, e mbyll Rama duke i kujtuar Metës se ai dhe partia e tij e zgjodhën si President të Republikës. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post