Zëdhënësi i presidentit Meta Tedi Blushi iu është përgjigjur akuzave të ngritura në media, se kreu i shtetit ka udhëtuar drejt Strasburgut për takime informale, dhe për të lobuar te Komisioni i Venecias për mosshkarkimin e tij.
Blushi, duke iu referuar Mero Bazes, e quan atë peshngritësin e portaleve në të zezë, shprehet se kjo vizitë e Metës është pune, dhe ai shoqërohet nga diplomatët shqiptarë pranë Këshillit të Europës. Ajo që vlen të shtohet është se shkrimi i Metës është fshirë nga gazeta Tema, ndërkohë që mbetet në disa portale të tjera.
“I njoftojmë përsheshngrënësit e portaleve në të zezë të dezinformojnë më me dinjitet. Presidenti Meta është për vizite pune në Strasburg dhe i shoqëruar në çdo takim nga përfaqësuesit diplomatikë të shtetit shqiptar pranë Këshillit të Europës.
I sqarojmë përsheshngrënësit se Presidenti Meta do ta vizitojë më shpesh Strasburgun, kryeqytetin e të drejtave të njeriut, pasi vetëm respektimi i tyre çliron të ardhmen europiane të vendit nga pengmarrja e oligarkisë nga e cila këta mashtrues ordinerë paguhen.
I sqarojmë gjithashtu se Presidenti Meta nuk ka nevojë të lobojë, as në të bardhë, e as në të zezë.
Presidenti Meta do t’i mbrojë të drejtat kushtetuese të të gjithë qytetarëve shqiptarë, në Strasburg, në Bruksel, në Nju Jork dhe kudo në botë, hapur e në mënyrë parimore.
Shqipëria si vend anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe si vend që ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian, ka detyrim ligjor të mbrojë të drejtat e qytetarëve të saj, siç sanksionojnë të gjitha dokumentat e konventat që janë në fuqi”, shkruan Blushi.
Shkrimi i publikuar fillimisht në gazetën Tema, dhe I fshirë më pas nga kjo media:
Dje Ilir Meta ka fluturuar drejt Frankfurtit, por pavaresisht se ne cilesine e Kreut te Shtetit, ai viziten e ka mbajtur teresisht private.
Burime nga protokolli i shtetit bejne me dije se asnje punonjes i Ministrise se Jashtme apo Ambasades shqiptare ne Strasburg nuk eshte perfshire ne viziten e Presidentit. Pasi ka fluturuar me linjen ne Frankfurt, Ilir Meta ka udhetuar drejt Strasburgut me nje makine lluksoze te marre me qera (nuk dihet si dhe kush ka paguar per kete) dhe me pas eshte akomoduar ne nje vile prane qytetit te vogel ku ka seline edhe Komisioni i Venezias.
Portali prane Ilir Metes raporton se Presidenti do te zhvilloje nje takim me Kongresin e Autoriteteve Vendore, por mbetet mister perse nje vizite e tille e Kreut te Shtetit duhet te mbahet e fshehur dhe pa protokoll?
Burimet prane Metes bejne me dije se ne fakt arsyeja e vertete e udhetimit drejt Strasburgut eshte nje takim sekret me Gianni Buquicho, nderkohe qe keto dite Komisioni i Venecias nen drejtimin e Buquicho-s do te marre vendimin nese Ilir Meta e ka shkelur apo jo Kushtetuten e Republikes kur vendosi te c’dekretoje daten e zgjedhjeve te 30 qershorit duke nxitur protesta te dhunshme qe e kane demtuar jo pak imazhin e Shqiperise.
Jo me larg se dy dite me pare, ne nje interviste ne portalin prane tij, Ilir Meta deklaroi se ishte maxhoranca ajo qe po lobonte prane Komisionit te Venecias per ta shpallur jokushtetuese c’dekretimin e 30 qershorit.
Meta theksoi tek Cim Peka se ne rast se Komisioni i Venecias do ta klasifikonte si shkelje c’dekretimin, atehere Presidenti nuk do te priste as votimin e shkarkimit te tij ne Parlament e as vendimin e Gjykates Kushtetuese, por do te jepte menjehere doreheqjen.
Por ne kushtet kur Ilir Meta udheton fshehtas dhe nen kamuflim drejt Strasburgut per te takuar personin kyc e Komisionit te Venecias, pyetja qe ngrihet eshte: Kush po lobon ne Strasburg, maxhoranca apo vete Ilir Meta? Dhe a mos eshte ky lobim i Ilir Metes garancia dhe siguria qe ai ka se Venecia nuk do ta leri ne balte?