Presidenti i vendit Ilir Meta ka uruar përmes një postimi në facebook të gjithë besimtarët dhe pelegrinët e Kishës së Laçit, ku i uron paqe dhe lumturi në familjet e tyre.
“Shna Ndou ju ndihmoftë! Sa më shumë shëndet, dashuri në zemrat tuaja, lumturi dhe jetë më të begatë”, shkruan mes të tjerash presidenti në postimin e tij.
Postimi i plotë : Në këtë Natë të Bekuar u bashkohem lutjeve të besimtarëve dhe pelegrinëve të Kishës së Laçit për sa më shumë shëndet, dashuri në zemrat tuaja, lumturi, jetë më të begatë, paqe dhe plot mbarësi në çdo familje!
Shna Ndou ju ndihmoftë!