residenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta uroi sot Krishtlindjen për të gjithë besimtarët e krishterë dhe mbarë popullin shqiptar.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Meta u shpreh se “Krishtlindja është lindja e shpresës dhe e paqes, fuqia e dritës hyjnore mbi errësirën dhe konfirmim i dashurisë së Perëndisë ndaj njerëzimit”.
Meta citoi Biblën: “Dashuria është zemërgjerë, kërkon të mirën. Dashuria nuk ka smirë. Dashuria nuk gëzohet me padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën. Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka. Dashuria nuk shteron kurrë”.
“Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin gjithmonë me ju, në çdo familje shqiptare dhe veçanërisht pranë të gjithë atyre që sot përballen me varfërinë, sëmundjet dhe padrejtësitë”, shkruan Meta.