Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Shkup të Maqedonisë, në kuadër të 110 vjetorin të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
I shoqeruar nga dhjetra shqiptarë të Shkupit, kryetari i Parlamentit Talat Xhaferri, zv.kryeministri i Kosovës, Bujar Osmani, kryetari i BDI, Ali Ahmeti, perfaqësues të partive politike shqiptare në Maqedoni, Meta ka qenë pjesë e aktivitetit e zhvilluar në Carshinë e Shkupit.
Presidenti vendosi edhe kurorë me lule tek monumenti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skendërbeu, si dhe tek mozaiku kushtuar ngjarjeve më të lavdishme të kombit shqiptar.