20:45 | 08/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” Franz Josef Strauss: I vetmi që vizitoi Shqipërinë para rënies së Perdes së Hekurt

20:53 | 25/11/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” Franz Josef Strauss: I vetmi që vizitoi Shqipërinë para rënies së Perdes së Hekurt

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nderoi në 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe si shprehje të vullnetit më të sinqertë për të vlerësuar një mik të shqiptarëve, me Dekoratën më të lartë të “Flamurit Kombëtar”

Kryeministrin e Bavarisë në periudhën 1978-1988 Franz Josef Strauss (pas vdekjes) në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje ndaj mbështetjes dhe ndihmës së vyer dhënë popullit shqiptar për të dalë nga izolimi; për kontributin historik në ripërtëritjen dhe forcimin e miqësisë mes popullit shqiptar dhe popullit gjerman.

Presidenti Meta në fjalën e mbajtur me këtë rast në Këln, në kryeqendrën e Landit të North Rhinen-Westphalen, u shpreh se: “Tri vite më parë, kur isha në detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë m’u dha mundësia e shkëlqyer që të organizoja një ceremoni modeste në kujtim të 30-vjetorit të vizitës së parë në Shqipërinë komuniste të Kryeministrit bavarez Franc Jozef Shtraus. Sot jam edhe më shumë i gëzuar që në cilësinë e Presidentit të Republikës t’i jap në emër të qytetarëve shqiptarë një vlerësim të posaçëm, këtij personaliteti të madh e të shquar politik jo vetëm për gjermanët, por edhe për shqiptarët.”

“Franc Jozef Shtraus, – theksoi Presidenti – zë një vend të veçantë në memorien tonë kolektive si i vetmi politikan perëndimor që vizitoi Shqipërinë e izoluar komuniste para rënies së Perdes së Hekurt.”
“Sot ne e dimë, se guximi dhe vizioni i Shtrausit për të vizituar Tiranën, shoqërohej me një oportunitet të jashtëzakonshëm, që do të kishte transformuar krejt historinë dhe marrëdhënien tonë me Evropën dhe botën. Sot ne e dimë se autori i librit i ‘Projektit i madh evropian’ kishte largpamësinë për ta parë kufirin e Evropës të shtrirë edhe në Lindje të saj. Pavarësisht këtij stacioni të humbur prej nesh, vizita e Shtrauss në Tiranë padyshim që përbën gurthemelin e 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike të rivendosura ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë.” – nënvizoi Presidenti.
Presidenti Meta tha se Gjermania është konsoliduar tashmë si partner kyç e strategjik për Shqipërinë, por edhe për sigurinë, paqen dhe begatinë për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe se Gjermania është sot shtëpia e shumë shqiptarëve, të cilët janë integruar më së miri, dhe e përfaqësojnë denjësisht imazhin e vendit të tyre.

“Ne jemi mirënjohës për mbështetjen që Gjermania ka dhënë e na jep, për integrimin evropian, për të gjithë atë ndihmë të jashtëzakonshme në ekonomi, infrastrukturë, energji, dhe në të gjithë sektorët e tjerë jetikë për një zhvillim të qëndrueshëm social dhe ekonomik dhe për një arsimim profesional, veçanërisht për rininë tonë.” – theksoi Presidenti.

Presidenti i Republikës e mbylli fjalën e Tij me urimin: “Për një miqësi më të gjatë, edhe për shumë vite!”, duke ia dorëzuar dekoratën e lartë së bijës së politikanit dhe udhëheqësit gjerman Franc Jozef Shtraus, zonjës Monika Holhmeier, eurodeputete dhe anëtare e Grupit të Miqve të Shqipërisë në Parlamentin Evropian.

Zonja Holhmeier e falënderoi Presidentin Meta përzemërsisht, edhe në emër të babait të saj të tjerë, në gjurmët e të cili po vazhdon edhe ajo vetë si eurodeputete duke forcuar miqësinë gjermano-shqiptare si dhe duke përkrahur në mënyrë të palëkundur integrimin evropian të Shqipërisë. (B.H/Faxweb)

 

Pas

U akuzua se kishte udhëtuar me ‘Audin’ e Habilajve, Elona Gjebrea i reagon PD-së: Jam e hapur për tu hetuar

Para

Dhuna në Laç, reagon Kukësi: Skandaloze, nuk është hera e parë që rrezikojmë seriozisht jetën

Para
Dhuna në Laç, reagon Kukësi: Skandaloze, nuk është hera e parë që rrezikojmë seriozisht jetën

Dhuna në Laç, reagon Kukësi: Skandaloze, nuk është hera e parë që rrezikojmë seriozisht jetën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

Robert Francis Prevost, kush është Papa i ri që u zgjodh nga 133 kardinalët në krye të Vatikanit

Dom Gjergj Meta, ka uruar Papën e ri të Vatikanit, Leoni XIV

Robert Francis Prevost është zgjedhur Papa i ri, do të mbajë emrin Leoni XIV

Zgjidhet Papa i Ri, tym i Bardhe nga Vatikani, 133 kardinalet zgjedhin drejtuesin e Kishes Katolike

6 ditë nën masivin e kromit, vijojnë kërkimet për 29 vjeçarin Ardit Beshiri, gjenden disa rroba

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.