Me rastin e dhënies nga Komisioni Evropian të rekomandimit pozitiv për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ambasadorja Romana Vlahutin është takuar me presidentin e Republikës Ilir Meta.
Presidenti Meta ka shprehur vlerësimin maksimal të kreut të shtetit për dhënien e rekomandimit pozitiv për Shqipërinë. Ai e ka vlerësuar atë si një akt inkurajues e të shumëpritur.
Meta mësohet të ketë thënë se ky është një vendim strategjik për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe për nisjen e etapës së anëtarësimit.
“Komisioni është një mik i çmuar e i pakursyer i vendeve kandidate.” – mësohet të jetë shprehur presidenti Meta.
Meta ka thënë gjithashtu se dhënia raporti i Komisionit Evropian i gjen të gjithë aktorët në vend të bashkuar dhe se ky moment do t’i shërbejë një reflektimi të thellë për të ardhmen e vendit.
(E.L./Faxweb)