Presidenti Meta deklaroi sot se shteti është marrë peng nga një grup i strukturuar kriminal, që sipas tij është PPPd.
Në shpjegimin që dha Meta ai sqaroi edhe përbërjen e këtij grupi, ku kryesojnë politikanët, propaganda, policia dhe diplomatët që nuk njohin parimet kushtetuese.
P e madhe politikanët
P tjetër është propaganda, mediat e shokëve
P tjetër është policia, jo ajo e shtetit
d e vogël janë diplomatët që kanë braktisur parimet kushtetuese
Presidenti Ilir Meta duket se ka zgjedhur të flasë për shumëçka gjatë ditës së sotme, teksa tha se zgjidhja e krizës mund të vijë me zgjedhjet për presidentin dhe për Kuvendin në të njëjtën ditë. Meta kërcënoi duke thënë se do të ishte e mira që askush most e provonte kokëfortësinë e tij për zgjedhjet.
“Unë besoj se përgjigjem time e dhashë të qartë, unë pres, nëse dikush jep një iniciativë tjetër për zgjidhjen e krizës, unë jam gati që ti dëgjoj. Kush do të lahet në pishinë të shkoj, se në sezon vere jemi, po do të marrë faturën e popullit.”, u shpreh Meta.
Ndërkohë që presidenti foli dhe për akuzat se është burri i Kryemadhit, duke thënë se gruaja e tij i ka rregulluar fatet e familjes së saj.
“Është mirë që të mos e provoj askush kokëfortësinë time për mbrojtjen e shtetit. Do bëjmë shtet apo do të bëjmë cirk? Nëse doni të bëjmë cirk hajde të tallemi të gjithë dhe të vishemi me çitjane dhe me brekushe, Monika i ka të rregulluara punët e fëmijëve të saj,falë firmës që i ka dhënë Luli me Edin në unazën e re e ka një pallat atje.”, u shpreh Meta.
Meta kërkon zgjedhje për presidentin dhe të përgjithshme në 13 Tetor
Zgjedhjet janë në 13 Tetor, dekretin e presidentit mund ta diskutojë vetëm Gjykata Kushtetuese, nuk ka KQZ-ra dhe opozita të reja të Unazës së Re, dhe me Kolegjin socialist, nuk ka njeri që mund të vërë në diskutim dekretin e presidentit.
Nëse kërkoni zgjidhje, unë kam dhënë gjithmonë të tilla. Kam bërë përpjekjet e mija për çdo zgjidhje, në interest ë shqiptarëve që duan të zgjedhin, ata nuk patën mundësi që të zgjidhnin në 30 Qershor, për faj të të dyja palëve.
Në 13 Tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe zgjedhje për presidentin. Edi Rama dhe Kuvendi socialist le të vënë kanidat kë të duan, dhe në rast se unë nuk votohem nga populli le të mos jem më president.
Meta shigjetoi dhe manjatin George Soros:
Unë dhe gjithë shqiptarët e ndershëm që kanë gjak shqiptari do ta mbrojmë Shqipërinë. Kam një fjalë edhe për miliarderin e nderuar Xhorxh Soros, i uroj së pari jetë të gjatë. Shqipëria është një vend i vogël për përmasat e tij, vazhdo merru në tregjet e mëdha.
Nuk jam politikan i rracës së Guevskit, jam politikan i rracës së Avni Rustemit. Ilir Meta nuk është vegël e Serbisë. Jam i gatshëm në çdo moment të bëj testin e shëndetit mendor, për çdo politikan dhe për çdo drejtues shteti le të bëhet. Po kështu jam i gatshëm të bëj edhe testin e drogës, ndërsa për testin e shqiptarit e kam bërë dhe e kam bërë me kohë.
Për krizën, së pari e kjo është kriza e organizatës socialiste. Unë kam qenë eurocialist dhe socialist, dhe ashtu do të mbetem socialist dhe në radhë të parë jam shqiptar dhe do të vdes shqiptar jo shqipfolës. Rezuiltati është skandal, as 10 % nuk kanë marrë pjesë, me organizatën socialiste në KQZ dhe me Kolegjin socialist.
Meta për axhendat e nëndheshme:
Ishte një kurth i organizuar prej kohësh për të shkaktuar përplasjen civile, është një komplot që nuk bazohet as mbi vlerat e Europës dhe as ato të NATO-s. Në Shqipëri dhe në vende të tjera, ku ka axhenda të nëndheshme, dhe shtet parallel, nuk ka interesa për qytetarët.
Prej kohësh i kam bërë të qartë zotit Basha dhe Kryemadhit që të mos bjenë pre e një grupi të strukturuar kriminal i një grupi të strukturuar, PPP. Është gjetur dhe personi që do ta bëjë këtë, i cili nuk vjen dhe as të takojë as presidentin.
Meta për ndërkombëtarët:
“I ftoj ndërkombëtarët të bëhen seriozë të mos tallen me Kushtetutën tonë. U tallën në 2008-n me kushtetutën tonë. Të mos bëjmë lojë ambasadash, unë i ftova në dialog dhe i vetmi që nuk erdhi.
Do dialog le ti marrë ndërkombëtarët dhe të vijnë ose nëse svijnë shkojmë ne atje, edhe në Amerikë se vizat ai i jep dhe i merr. Edhe për kolegjin zgjedhor, edhe për të gjithë.
Kush janë këta ambasadorë që thonë ti bëjmë zgjedhjet dhe pas korrikut ti shohë gjykata kushtetuese?”
(E.K/Faxweb.al)