08:49 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Meta zbulon lëvizjen e radhës me Ramën: I gatshëm për takim me Bashën por ai është në situatë mosbesimi (VIDEO)

11:57 | 15/04/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit
0
Meta zbulon lëvizjen e radhës me Ramën: I gatshëm për takim me Bashën por ai është në situatë mosbesimi (VIDEO)

Ilir Meta tregon tre pikat që ra dakord me kreun e PS-së, lidhur me situatën e nderë dhe nevojës për dialog mes Bashës dhe Ramës.

Lëvizja e radhës do të jetë kërkesa për përfshirjen në dialog të Partisë Popullore, ku PD-ja është pjesëtare.

Meta nuk tha ndonjë fjalë lidhur me të ardhmen e koalicionit PS-LSI, por theksoi se është gati të takohet me Bashën, megjithse dyshon se ai është në një klimë mosbesimi.

I pyetur për koalicionin, Meta tha se kjo nuk është çështja më e rëndësishme, dhe se tani duhet të punojnë për dialogun me opozitën.

”Kjo nuk është çështja më e rëndësishme dhe të punojmë të gjithë për këtë dialog, a ka mundësi të punojmë që tani.

Ne do të vazhdojmë proceset kushtetuese se jemi të detyruar por nuk do të paraqesim kandidaturë, mendojmë që presidenti duhet të jetë një figurë sa më konsensuale.”, theksoi Meta.

Meta nuk dëshiroi të komentonte variantin e qeverisë teknike, duke thënë se nuk dëshironte të hynte në çështje të tilla.

”Me z.Basha në çdo moment që do dëshironte takim unë jam i hapur por kam përshtypjen që z.Basha është në një situatë mosbesimi ndaj edhe besoj, unë në çdo moment jam gati, ndaj mendoj që një angazhim zyrtar i PPE, do të ishte rruga më e mirë për të filluar sa më shpejt dialogun dhe zhbllokuar situatën.”, përfundoi Meta.

FJALA E PLOTË E METËS:

Dëshiroj të theksoj se qëllimi kryesor i këtij takimi ishte rritja e përpjekjeve tona për të garantuar paprekshmërinë e votës së qytetarëve shqiptarë si themel i bashkëjetesës, që ka qenë angazhim i kohës kur kemi qenë në opozitë dhe marrëveshjes së 22 prill PS-LSI dhe me këtë rast vullneti për të nisur një dialog pa kushte që tani me opozitën dhe drejtuesin e saj legjitim.

Së dyti kemi vendosur të vazhdojmë procesin kushtetues për presidentin e ri pa mbështetur asnjë kandidaturë, pa dialog dhe arritur konsensus me opoziztën edhe për presidentin, edhe pse kjo maxhorancë ka 90 vota në parlament.

Së treti duke e kuptuar vështirësinë e opozitës për të patur besim, sepse çështja e mosbesimit është evidente dhe kjo është arsyeja pse dialogu ende nuk ka nisur, kemi vendosur ti drejtohemi zyrtarisht Partisë Popullore Europiane, ku PD është anëtare që të asistojë sa më shpejt të jetë e mundur në këtë dialog në mënyrë që ky ngërç të marrë fund sa më shpejt dhe vendi të shkojë drejt zgjdhjeve të lira, të qeta, demokratike dhe të ndershme dhe po kështu procesi i integrimit europian dhe reforma të vazhdojë të jetë i suksesshëm dhe dua të theksoj rolin e rëndësishëm që PPE ka luajtur gjatë kësaj periudhe në mbështetje të integrimit të Shqipërisë.

Që sot do t’i drejtohemi presidentit të PPE, dhe do të njoftojmë komisionerin z.Hahn, që ka qenë në komunikim të vazhdueshëm, për interes për zhbllokimin e kësaj sistuate, në mënyrë që procesi i dialogut të nisë sa më shpejt de të kemi një klimë krejtësisht tjetër nga kjo e sotmja dhe dua t’u kujtoj të gjithëve sa i rëndësishëm është bashkëpunimi dhe toleranca dhe toleranca është vendimtare.

Me z.Basha në çdo moment që do dëshironte takim unë jam i hapur por kam përshtypjen që z.Basha është në një situatë mosbesimi ndaj edhe besoj, unë në çdo moment jam gati, ndaj mendoj që një angazhim zyrtar i PPE, do të ishte rruga më e mirë për të filluar sa më shpejt dialogun dhe zhbllokuar situatën.” (V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: basha. dialogedi ramailir metakoalicionlulzim basha
Pas

Përfundon takimi për koalicionin parazgjedhor, Rama del i pari por nuk jep detaje (FOTO)

Para

Basha bën premtimin e madh për arsimin në Shqipëri: Në Republikën e re do sigurojmë…

Para
”Kanë ofruar kokën e Saimir Tahirit, por s’pranojmë ”koka turku”, zgjidhja është largimi yt! Rama në ta mban dil dhe ndeshemi!”

Basha bën premtimin e madh për arsimin në Shqipëri: Në Republikën e re do sigurojmë…

Discussion about this post

 



Të Fundit

U arrestua në Emiratet e Bashkuara, cila ishte lidhja e Denis Bajrit me Ervis Martinaj dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka

Nga vrasja te pjesëmarrje në grup kriminal dhe…/ Ekstradohet sot nga Dubai Denis Bajri

“Korrupsion”, “Pastrim parash” dhe “Fshehje pasurie”/ U mor i pandehur, SPAK i komunikon sot akuzat Erion Veliajt

Trump njofton marrëveshjen tregtare me Japoninë, përfshirë tarifën prej 15%

Gjermania deporton 43 migrantë në Irak

Ministrja e Kulturës e Francës do të gjykohet për korrupsion të dyshuar ndërsa ishte eurodeputete

Kina kërkon kontroll mbi ‘ligjin e xhunglës’ gjatë luftës në Gaza

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.