Ministrit i Ekonomisë, Blendi Gonxhja është shprehur se Metalurgjiku në Elbasan ndodhet në një pozitë fantastike për t’u shndërruar në park industrial.
Blendi Gonxhja: Elbasani ka një pozicion gjeografik strategjik për industrinë prodhuese, me një potencial rajonal.
Metalurgjiku sot ndodhet në një pozitë fantastike për tu shndërruar në një park industrial. Lidhja me Tiranën, me autostradën e re dhe projektet e reja të zgjerimit të rrugës dhe ByPass, e vendosin në Elbasanin në epiqendër duke shkurtuar ndjeshëm distancën me doganat, portet, aeroportet. Rivitalizimi është jo vetëm sfidë e mision, por edhe interes kombëtar. Po punojmë shumë për hartimin e një politike të re industriale që parashikon rivitalizimin e industrisë në vendin tonë, dhe këtu një rol të rëndësishëm luan rigjenerimi i aseteve të vjetra të fjetura sot një pjesë industriale si Metalurgjike.
Sot po hedhim hapin e parë drejt një materplani për rilindjen totale të parkut të metalurgjikut, ky materplan nuk do të përcaktojë se si do të duket Metalurgjiku në 2030, por do të parashikojë ndërhyrje në infrastrukturë. Kjo ka kosto të mëdha, por parqet industriale luajnë një rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik të vendit, janë investim me një kthim shumë të lartë. Rrisin eksportet, të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe numrin e të punësuarve.