Kur jemi pak ditë larg ndërrimit të viteve dhe kur shumë familje apo mgrupe shoqërore po mendojnë festimin jashtë, një lajm jo fort i mirë vjen nga metereologët.
Këta të fundit parashikojnë që temperaturat natën e ndërrimit të viteve në të gjithë vendin do të jenë nën 0, por pa reshje shiu.
Sipas “Meteoalb”, java tjetër do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të cilat në veri dhe verilindje do të shoqërohen me reshje të pakta dëbore.
Që nga dita e mërkurë dhe deri në fund të vitit,duke përfshirë edhe natën mes 31 dhjetorit dhe 1 Janarit, i gjithë vendi do të jetë në ndikimin e motit të kthjellet dhe të ftohtë.
Në të gjithë vendin temperatura do të jetë zero dhe nën zero gradë. Prandaj nëse keni vendosur të festoni jashtë merrini masat mirë. (A.R/SHUPLAKA)