“Metereologu Hakil Osmani nga Metoalb ka folur në një lidhje me skype për Fax News në lidhje parashikimin e motit opër ditët në vijim por edhe përgjatë sezonit veror.
Osmani tha se vera dop të jetë e nxhetë, me mesatare 1 gradë më e lartë se ajo e një viti më parë, ndërsa sezoni veror sipas tij nuik do të prishet nga kushtet atmosferike. Muaj më i nxehtë do të jetë gushti për shkak të masavëe ajrore që vijnë nga afrika hndërsa kjo javë dhe java e aerdhshme do të jetë e freskët dhe e shqoqëruar me vranësira dhe reshje lokale.
“Do të ketë reshje prezente por me kalimin e ditëve do të kemi rritje të vlerave termike, në qershor si në vlerat maksimale dhe ato minimale do ketë rritje 2-3 gradë. Por ditët në vijim do të jenë të freskëta. Qershori por edhe pjesa tjetër e verës do të jenë të favorshme për plazhin, jo vetëm do të ketë temperature të larta që do të shkojnë edhe mbi 40 gradë, nuk do të ketë prezencë të vranësirave që na prishin pushimet.
Do të presim disa vallë të masave ajrore të nxehta nga kontinenti afrikan dhe më e nxheta do të jetë në Gusht. Do të jetë në përmbledhje të saj një gradë më e lartë se sa vera e kaluar. Edhe vendet e rajonit gjatë kësaj jave do jenë me vranësira dhe kthjeille si dhe reshje lokale. Këto vende do të jenë edhe në javën në vijiim me vranësira dhe reshje të pakta. Më pas do ketë masa ajrore të ngrohta dhe temperature të larta. Kjo fundjavë do ketë vranësira dhe reshje të shiut në zonat malore, por nuk do të kemi problematika në zonat bre4gdetare pasi reshjet do të jenë të izoluara”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)