Në këtë video shikohet se si kangjellat e gjimnazit ‘’Janaq Kilica’’ në Fier janë lyer me grazo.
Sipas asaj që tregohet ka qenë drejtoresha e këtij gjimnazi në Fier ajo që ka detyruar një nga nxënësit t’i lyej me grazo.
Sipas asaj që thuhet është se ajo e ka dhënë urdhërin për të lyer kangjellat rrethues me grazo që nxënësit të mos largohen.
Ditën e djeshme prindëri i një nxënësi shkroi në faqen e ish-kryeministrit, Sali Berisha:
“Me ka ardhur femija sot nga shkolla me xhupin e bere me graso tek kangjellat e shkolles. Drejtoresha e kesaj shkolle perdor metoda mesjetare, ne vend te punes edukuese: lyen kangjellat rrethuese te shkolles me graso qe nxenesit te mos tentojne te largohen nga shkolla gjate orarit. Nuk kam degjuar ndonjehere qe ne shkolle te mesme femijet te mbahen me detyrim dhe te izoluar brenda shkolles dhe aq me teper duke mbyllur te gjitha dyert dhe duke lyer hekurat rrethues me vaj makine. Eshte turp i madh qellim ne shekullin e 21 arsimi drejtohet me metoda te tilla anadollake. “
Kujtojmë këtu se një nxënës shkon në shkollë që të marrë dije dhe jo të përdoret nga drejtoresha për të bërë punë të ndrryshme. Ashtu si ka thënë edhe prindëri ka shumë mënyra, duke bërë punë edukuese me nxënësit në fillim dhe jo të përdorën këto metoda.
Pamjet, drejtoresha e shkollës ‘’Janaq Kilica’’ detyroi nxënësin të lyente kagjellat me graso: Metoda mesjetare on Vidnews.