Hamasi akuzon Izraelin se po dërgon “këpucë spiune” për të përgjuar njerëzit në Rripin e Gazës. Grupi militant që kontrollon pjesën më të madhe të Gazës, thotë se ka gjetur çipa sekrete elektronike të qepura brenda këpucëve në zonën e thembrës.
Një pjesë e këtyre këpucëve që shkonin në vend si produkte importi, u bllokuan dhe u dërguan për ekzaminime pasi grupi militant beson se ato janë të pajisura me pajisje përgjuese dhe regjistruese. Sipas mediave palestineze, Hamasi pretendon se Izraeli po përpiqet të spiunojë anëtarët e “rezistencës palestineze”.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Rripit të Gazës, Hamasi ka marrë kontrollin e mallrave që e kishin autoritetet e Palestinës. Mes këtyre mallrave janë edhe ngarkesa me këpucë, që sipas grupit militant, janë të pajisura me pajisje përgjuese. Qeveria dhe ambasada izraelite nuk kanë bërë asnjë koment.