17:40 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Metodologjia e re e zgjerimit, Biberaj: Qeveria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet, SPAK-u e nisi me autogol

14:22 | 06/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Metodologjia e re e zgjerimit, Biberaj: Qeveria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet, SPAK-u e nisi me autogol

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj ka qenë sot në studion e lajmeve të Fax News, ku ka diskutuar mbi metodologjinë e re që ka prezantuar KE, për zgjerimin.

Biberaj u shpreh se qeveria nuk ka bërë asgjë në plotësimin e kushteve të lëna nga ana e BE, dhe gjithçka që do tëndryshojë janë teknalitetet, por detyrat që ka vendi janë të njëjta.

“Nuk mund të ketë ndryshime në elementët bazë, që janë kushtet juridike, politike dhe ekonomike, në ato nuk kemi ndryshim. Mendoj që ndryshimet e vetme do të jenë teknikalitete, në rastin e Shqipërisë duket një erë lehtësimi, në mënyrë që ti hapet dera, ka pra një frymë më liberale me idenë që vendet e Ballkanit Perëndimor të mund të integrohen.

Problemi më i madh mbetet e drejta e vetos, që çdo vend mund të vendosë për hyrjet e reja. Ka një ulje të numrit të kapitujve nga 36 , në vetëm 6 kapituj, dhe tashmë nuk synohet më që të ketë integrime në bllok. Çdo vend do të gjykohet në bazë të kritereve që plotëson apo jo, përgjegjësia kryesore mbetet plotësimi i kushteve, që është përgjegjësi e klasës politike shqiptare”, u shpreh Biberaj.

Ndërkohë që Biberaj tha se ka dy rrugë për të hyrë në BE, e para është të futesh me strategji të vetë unionit, dhe e dyta në rast se plotëson të gjitha kushtet, dhe je një shtet i barabartë mes anëtarëve.

‘’Ishte Franca që bëri bllokimin kryesor për Maqedoninë, pasi në rastin tonë kishte dhe shtete të tjera. Ajo që vë re me keqardhje është që qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë përpjekje për plotësimin e kushteve të Bundestagut, ka vetëm një tentativë për të bërë Reformën Zgjedhore, dhe kemi një futje të AntiKÇK-së në mes të rrugës së Reformës në Drejtësi.

Historia e zgjerimit të BE-së është shumë e lidhur dhe me strategjitë, pra ka vende që janë anëtarësuar vetëm për të qenë jashtë ndikimit rus. Ka dy rrugë plotëson kushtet, dhe përpiqesh të jesh sa  më i barabartë mes anëtarëve, dhe e dyta ti futesh në BE, dhe reformat i plotëson kur je brenda saj. Historia e Britanisë na tregoi se ke anëtarësim, por ke edhe dalje, që mund të kesh edhe saksione, në rast se nuk plotëson kushtet”, u shpreh ish-deputeti.

Duke folur për operacionin OFL, Biberaj tha se e gjitha kjo është një fllusk sapuni, pasi do të duhej që qeveria të hetonte veten e vet.

“Mendoj se çdo shqiptar e ka të qartë çështjen me OFL-në, do të jetë një fllusk sapuni, pasi kjo qeveri ka 7 vite në pushtet, dhe se ka ndaluar askush në botë që të mund ta ndalojë për të luftuar krimin.

Luftën duhet ta fillojë nga vetëvetja, sa kohë që ka ministra të korruptuar, ka deputetë që janë të korruptuar, këto historitë e përditshme janë telenovela, pasi të gjithë e dimë që pasuritë e këtyre personave, kanë qenë dhe më parë subjekt i hetimit dhe sekuestrimit”,tha Biberaj, që mbështeti dhe Reformën në Drejtësi dhe zbatimin e drejtë të saj.

“Reforma në Drejtësi e ka kapur sistemin e drejtësisë, pavarësisht se e mbështesim maksimalisht SPAK dhe BKH-në, për të gjithë punën që do të bëjmë, SPAK e nisi me një autogol siç ishte kthimi pas i dosjes së Dibrës ku do të hetohej shitblerja e votave, por le të mos i paragjykojmë dhe tia lëmë kohës vlerësimin”, tha Biberaj, ndërsa shtoi se është qesharake deklarata e bërë sot nga kryeministri Rama, që fajin për moshapjen e negociatave nuk e ka qeveria e tij, por vetë BE.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: aleksander biberaj
Pas

Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi: Jeta juaj do të ndryshojë

Para

E emëroi Kajmaku në minutat e fundit që ishte në detyrë, pezullohet nënkryetari i Bashkisë së Vorës

Para
Fax News siguron dosjen e plotë të Prokurorisë për Kajmakun, akuzat dhe sa vite burg rrezikon

E emëroi Kajmaku në minutat e fundit që ishte në detyrë, pezullohet nënkryetari i Bashkisë së Vorës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bizneset pa kontrata për energji, përballen me çmime trefish më të larta

Zgjedhjet e 11 majit/ PD ankimon në KAS rezultatin edhe për Qarkun Fier: Funksionarë të shtetit blenë vota! Bandat ushtruan presion mbi individë dhe familje

“NATO dyfishon forcat tokësore”- Reuters: Synimi, 130 brigada përballë kërcënimit rus

Kallas paralajmëron Pekinin: Nuk do t’i tolerojmë aksionet armiqësore

Nis monitorimi me kamera inteligjente në autostrada, gjoba aplikohet automatikisht

AKU: Rezultatet paraprake të analizave për produktet ushqimore në kopshtin Nr. 1 në Gramsh dhe subjektin furnizues në Tiranë

Raporti/ INSTAT: Në prill të vitit 2025, më pak aksidente se vitin e shkuar

Perugia/ Dy shqiptarë arrestohen me mbi gjysmë milioni euro drogë

AKU: Nuk gjetëm Salmonelë në ushqimet e fëmijëve në Gramsh

Mishi i ariut do t’i shitet publikut në Sllovaki, qeveria njofton planin për të vrarë 350 ekzemplarë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.