Duke folur në Këshillin Evropian, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola u kujtoi liderëve se zgjerimi i Unionit mbetet një “domosdoshmëri gjeopolitike”.
Sipas saj, gjatë dekadës së fundit, “ne kemi humbur më shumë anëtarë sesa kemi fituar”.
Për këtë, ajo solli disa shembuj frymëzues nga zhvillimet e fundit në këto vende.
“Në Gjeorgji, njerëzit kanë protestuar në rrugë për javë të tëra, duke bërë thirrje paqësore për një të ardhme evropiane. Në Moldavi, presidentja Maia Sandu po shtyn për miratimin e shpejtë të instrumentit të rritjes së Moldavisë. Kuvendi do të përshpejtojë procesin për këtë”, vijoi presidentja e PE-së.
Metsola shtoi se dje në Samitin e Ballkanit Perëndimor, “dëgjuam nga liderët për përpjekjet e tyre për t’u afruar me Bashkimin Evropian”.
“Sigurisht, reformat duhet të jenë të vërteta dhe zbatimi do të jetë kyç. Zgjerimi duhet të mbetet i bazuar në meritë, i bazuar në kriteret tona. Por ne gjithashtu duhet të shtojmë përpjekjet tona”, ravijëzoi Roberta Metsola.