Pas ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm, ku Alket Arapi 44-vjeç, punonjës në Gardën e Republikës vrau me armë zjarri gruan e tij Ervilma Seferi 36 vjeçe, kanë ardhur dhe dëshmitë e para nga fqinjët.
Fqinjët shprehen të habitur nga kjo ngjarje, pasi çifti njihej si një familje e mirë dhe e rregullt. Ato treguan se çifti kishte një vajzë të vogël 3 vjeçe.
“S’na vajti mendja kurrë, kur morëm vesh nuk na vajti mendja kurrë. E ëma dhe i ati i djalit janë në Itali. Tani ka ndodhur kjo gjë, nuk e di. Ky djali shkonte në punë. Kishin një vajzë 3 vjeçe, që mezi e bënë dhe atë. Më vjen keq shumë!”– shprehet një nga fqinjët e habitur.
“Familje e mirë, kanë kaq shumë vite këtu. Ai vetë, shumë i mirë. Si e shoqja, ishin njerëz shumë të mirë. Jemi habitur! Asnjëherë nuk kemi dëgjuar konflikte. Kanë një çupkë të vogël. Po dhe ajo e mirë ishte. Nuk e di ose padashje e ka bërë! Nuk e di sesi! Nuk ka mundësi të vriste gruan! Shumë e mirë.”- shprehet një tjetër fqinje e çiftit.
NJOFTIMI I POLICISË
“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës).
Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”’
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post