Lulzim Basha në konferencën e sotme për shtyp me gazetarët u shpreh se opozita duhet të mbsh bulevardet dhe sheshet dhe mezi mbush rrugicat.
Nga ana tjetër ai shigjetoi Rithemelimin se strategjia e tyre është vetëm për të goditur kolegët në PD dhe jo qeverinë.
Nuk duhet të jetë strategjia e opozitës thotë ai të djegim letra me çakmaqe sepse qeveria më pas vijon me zullumet e veta. Sipas tij këto janë gomarllëqe.
Lulzim Basha: Opozita duhet të ishte në gjendje të mbushi bulevardin dhe mezi mbush rrugicat. Kjo është një strategji e dobësimit të opozitës. Një strategji si ajo sotmja atje. Bëjnë sikur e kanë me ata përballë dhe duan të godasin kolegët e tyre. E kam dëgjuar nga kolegët tuaj mos bëni sikur nuk e dini, që ata thonë: Ne s’kemi sy për 2025, por të na futet emri te lista. Strategjia e dobësimit të opozitës është e dukshme të merresh gjithë kohës me PD përfiton Edi Rama. Në vend të mbushin bulevardet mbushin rrugicat. Kërkuam një interpelancë me Ramën. Tani më thoni cili është interesi publik. Që të gozhdohet aty përpara fakteve. Apo të nxjerrin një çakmak dhe të djegim letrën. Çfarë ndodh? Qeveria në punë të vetë, në zullumet e veta. Të kënaqen me njërit tjetrin sa faqe dogje. Janë gomarllëqe.