Ish-deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani, ka reaguar lidhur me projektin e “Unazës së Madhe”, i cili do të kushtojë plot 40 milionë euro për vetëm 2 kilometër rrugë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa sjell në vëmendje protestat e opozitës së majtë, lidhur me “Rrugën e Kombit”, për shkak të kostos së saj të lartë, ka ironizuar me deputetët e PS-s.
“Mezi po pres të vijë seanca e radhës në Parlament dhe të çohen të gjithë shokët e mi që e bënë copë Berishën për koston e “Rrugës së Kombit”. Ta shikoni ju çdo të bëjnë tani për Unazën e Tiranës. Sepse shokët e mi janë parimorë. Përpara interesave të popullit nuk shohin ngjyrat partiake”, – shkruan ish-deputeti socialist Andis Harasani.
(B.B/ Faxweb.al)