Një 18-vjeçar, i cili mezi sheh përtej timonit teksa paraqitet në një Rolls-Royce me vlerë mbi 200 mijë paund është burgosur për katër vite për prerjen e një polici.
Kash Parkinson, 18 vjeç, ishte aq i vogël sa ai mezi mund te shihte mbi timonin e super makinës Phantom, të cilën e kishte parkuar në një rrugë modeste pranë shtëpisë së tij, shkruajnë mediat e huaja.
Por përkundër shtatit të tij të vogël, Parkinson ka shkaktuar jo pak dhimbje koke policëve vendas për hidhërimin që i ka sjellë lagjes së tij.
Banorët e Fed-up në Greater Manchester, raportuan për vjedhjet e përsëritura të makinave dhe motoçikletave.
Ai u arrestua për përdorim droge, sulme, vandalizëm dhe madje terrorizim të gjyshes së tij.
Magjistratët e çuan Parkinsonin në qendrat e rehabilitimit të të rinjve, duke ia ndaluar stërvitjen e tij të rregullt dhe shoqërimin me shokët e tjerë, por ai e injoroi urdhrin dyvjeçar të sjelljes kriminale dhe rezervonte taksi për t’u takuar me shokët e tij.
Kur 18-vjeçari ishte vendosur në një shtëpi kujdesi larg familjes së tij, ai kërcënoi të therte punonjësit e qendrës dhe rojet.
Ai po ashtu poston foto “kriminale” në rrjetet sociale, me armë, kanabis ku shkruan emrin e tij me gjethet e tij dhe me makina të shtrenjta.
Por, sot, Parkinsoni fillon dënimin prej 4 vjetësh në burg, pasi rrahu dhe plagosi me mjete prerëse një polic që ishte vënë në ndjekje të tij. Asokohe Kash Parkinson kishte qenë në liri me kusht, por kjo nuk e kishte penguar të vidhte makina.
Në gjykatë, Parkinson u hidhërua dhe shtriu krahët e tij në mënyrë dramatike. Ai pranoi sulmin që kishte shkaktuar dëmtim fizik dhe dëme të rënda ekonomike.
Gjykatësi Mark Savill i tha atij:
Ju keni treguar mungesë respekti për policinë dhe mungesë pendimi dhe nuk keni shprehur dëshirë për të ndryshuar.
Kështu që unë duhet të vendos mbrojtjen e publikut dhe një ndëshkim për ju së pari.
Ju jeni vetëm 18 vjeç, por keni një rekord të tmerrshëm dhe pamjet e ndjekjes që kam parë janë me të vërtetë trishtuese. Oficeri i policisë mund të ishte vrarë për shkak të egoizmit tuaj. Në gjithë këtë mes është çudi që nuk keni vrarë akoma ndonjë polic apo qytetar. Unë e di që keni vështirësi në jetën tuaj, por ju keni treguar zero dëshirë për të ndryshuar. Ju paraqisni rrezik për sigurinë publike. Gjithsesi unë nuk do të imponoj ndonjë dënim që mund të shtypë shpresat tuaja për të ardhmen duke qenë se jeni i ri, por asesi nuk mund të të lë të lirë.”
“Takimet” e para të Parkinson me policinë kanë filluar qëkur ishte 11 vjeç për krime të ndryshme.
Discussion about this post