Areti Beruka, specialiste sektori në ISHP ka qenë e ftuar sot në studion e lajmeve në Fax neës ku ka komentuar zhvillimet më të fundit në vend, pas konfirmimit të dy rasteve të para me koromavirus.
Duke u ndalur te një deklaratë e saj, që u bë hit në rrjet, se mezor po priste rastin e parë me koronavirus, Beruka tha se ajo u përdor politikisht në mënyrë të turpshme.
”Është e turpshme që të bësh politikë, dhe të nxjerrësh një frazë jashtë konteksti. Ia kam dhënë përgjigjen gazetares se pse e mendoja një gjë të tillë, vetëm për shkak të skepticizmit të njerëzve ndaj rezultateve të testeve që ne kishim nxjerrë. Dua t’iu bëj me dije se personeli mjekësor është i mirëorganizuar për përballimin e këtyre rasteve”, tha Beruka.
Ndërkohë më tej ajo tha se duhet të shmangen të gjitha elementët e panikut.
“Mjekët po ndjekin të gjitha protokollet e OBSH-së, kur del nga persona që nuk flasin shqip janë më të besueshme për njerëzit tanë. Dua të bëj apel përmes televizionit tuaj që të ulet paniku, nga 65 rastet që ne kemi testuar derimë tani, vetëm 2 kanë qenë me COVID, nuk kemi fshehur asnjë rast. Kemi 14 raste në testim të cilët kanë qenë persona kontakti, jemi në gjurmim të kontakteve të tjera.
Janë 14 raste në proces, që kanë pasur kontakte, pasi të dalin rezultatet mund të ketë raste të tjera, këtë nuk dimë ta themi. Dua të sqaroj skepticizmin, që njerëzit kanë pasur ndaj laboratorit, shprehje të tilla se laboratorët nuk kanë qenë të specifikuar, përfshirë dhe intelektualë, që nuk ka asgjë të vërtetë.
Specialistët e mirëtrajntuar, jo të invektivit, pasi ata janë profesorët tanë, përhapja përmes spërklave është e madhe, nuk ndodh përmes ajrit. Duhet përdorur maska vetëm nga ana persona që ka dyshime se janë të prekur”, u shpreh specialistja e ISHP-së.
Ndërkohë duke folur më tej për simptomat që shfaqin të prekurit me koronavirus, Beruka tha se ato janë të ngjashme me gripin, vetëm se shoqërohen me probleme më të mëdha me frymëmarrjen.
“Duhet të evitohen takimet e mbyllura, qendrat tregtare, për të minimizuar sa më shumë që të jetë e mundur kontakti me koromavirusin. Kjo është sfida jonë që të ndalojmë përhapjen e tij, jemi 24 orë në 24 që ta menaxhojmë si duhet këtë situatë”, tha më tej specialistja.