06:59 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

MFE fajëson kryebashkiakun, reagon Spahiu: Mjerë shteti në dorë të kujt ka rënë!

20:36 | 01/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bllokimi i buxhetit, Bashkia detyrohet të mbyllë çerdhet, konviktet dhe qendrën e fëmijëve me aftësi ndryshe

Pas deklaratës së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për situatën në të cilën ndodhet bashkia e Skraparit për shkak të mos miratimit të buxhetit për vitin 2019, ku thuhet se buxheti është gati, por më parë kryetari i bashkisë duhet që të bëjë detajimin e tij (Lexo këtu), ka reaguar sërisht kreu i kësaj bashkie, Nesim Spahiu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu e nis deklaratën e tij duke thënë se “mjerë shteti në dorë të kujt ka rënë!”.

Ai shton se ende bashkia e Skraparit nuk ka buxhet dhe kjo është konfirmuar edhe nga prefekti I Beratit, kjo sipas tij për faj  konfirmimit të disa vendimeve të pa ligjshme.

“Këto që bëni ju zonja ministre, janë vetëm shantazhe dhe përultësia juaj arrin deri atje sa del dhe nga korniza ekonomike”, shkruan ndër të tjera kryebashkiaku.

Reagimi i plotë:

Mjerë shteti në dorë të kujt ka rënë!

 Zonja ministre, ndoshta nuk do ta kuptosh se ende Bashkia e Skraparit nuk ka buxhet dhe kjo për faj të konfirmimit të disa vendimeve të pa ligjshme, konfirmuar nga Prefekti i Beratit, Harilla Dafa.

I kujtojmë Ministres, Anila Denaj se të gjitha vendimet e konfirmuara nga Prefekti Dafa, janë jo vetëm të pa ligjshme por dhe të pashoqëruara me pasqyrat financiare, tabelat dhe treguesit ekonomikë, vendime të cilat do të duhej të ishin pasqyruar, në mënyrë që t’a bënin këtë buxhet teknikisht dhe praktikisht të zbatueshëm.

Këto që bëni ju zonja ministre, janë vetëm shantazhe dhe përultësia juaj arrin deri atje sa del dhe nga korniza ekonomike.

Kjo do të thotë, vetëm politikë e ndyrë në dëm të banorëve të Skraparit të cilit kanë mëse një muaj që u mungojnë; shërbimi i pastrimit të qytetit, shërbimet që lidhen me logjistikën e bashkisë, punonjësve rrogat, si dhe fëmijët pa shërbimin në çerdhe, fëmijët me aftësinë ndryshe pa kujdesin e punonjësve social . Nëse nuk e dini, po u tregojmë zonja ministre,  se buxheti nuk është 4 fletë formati, me 4 vendime, nga të cilit një i falsifikuar, por është një buxhet i detajuar me treguesit ekonomik ku përfshihet i gjithë zhvillimi ekonomik i bashkisë.

Ndaj u bëjmë edhe njëherë thirrje që të reagoni sa nuk është vonë, në pritje që edhe këta banorë, të marrin shërbimet që u takojnë me ligj nëse ka shtet…

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: buxhetideklarata e mfenesim spahiureagon
Pas

Përplasja për bustin e Skënderbeut në Lezhë, ish-deputetja: Ja pse Rama nuk lejon vendosjen e tij

Para

Zjarr në dhomat e nëndheshme të Ministrisë së Brendshme

Para
Publikimi i raportit të CIA-s për Shqipërinë, reagon Ministria e Brendshme: I pasaktë dhe keq-orientues për publikun

Zjarr në dhomat e nëndheshme të Ministrisë së Brendshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.