01:53 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mi hiq arixhinjtë nga qafa ime”, Flamur Golemi pret në besë komunitetin rom, iu bllokon tregun: Na trajtojnë si dele, si lopë (Video)

09:35 | 24/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mi hiq arixhinjtë nga qafa ime”, Flamur Golemi pret në besë komunitetin rom, iu bllokon tregun: Na trajtojnë si dele, si lopë (Video)

Banorët e komunitetit rom në Gjirokastër kanë dalë sot në protestë, pasi pretendojnë se Bashkia e këtij qyteti është duke i diskriminuar për shkak të ngjyrës së tyre.

Gjithçka lidhet me një treg që vetë përfaqësuesit e këtij komuniteti kanë ndërtuar, për të cilën pretendojnë se kanë marrë miratimin e Flamur Golemit, por tashmë nuk lejohen që të tregtojnë më aty.

Përfaqësuesi i romëve pohon se ka hedhur 12 mijë euro për sheshin, nga ku tanimë Bashkia është duke i larguar, me një prani të madhe policësh bashkiakë.

Tregtarët romë shprehen se kjo është e vetmja mundësi e tyre për të qenë të punësuar, në mënyrë që të sigurojnë të ardhura për të ushqyer fëmijët e tyre.

“Ne këtu na merr të gjithëve, zotëria ka mbushur vendin, dhe i ka paguar të gjitha letrat, pse nuk e jep lejen, kryetari na tha vetë që të vinim këtu, dhe tani nuk firmos”, shprehet një prej banorëve të komunitetit, që më pas pretendojnë se do të bllokojnë qarkullimin në qytet me protestat e tyre.

“Pse e lejovi që në fillim, ka hedhur 10 milionë lekë këtu tjetri, ka shkuar që të marri kredi, kush do ia paguajë tani. Ku të shkojmë ne, jemi 200 familje, 150 familje, me këtë hamë bukë ne, t’ia kthejë bashkia paratë, t’ia vinte që në fillim shiritin bashkia pse e lejoi që ta bënte gati vendin, na kanë bërë si delet, dhe lopët. Kemi një muaj që nuk kemi se me çfarë ushqejmë fëmijët”, shprehet një tjetër tregtare rome.

Duke cituar kryebashkiakun Golemi, përfaqësuesi i komunitetit rom, u shpreh: Golemi më tha që ti hiqja arixhinjtë nga qafa, dhe ti mblidhja me një vend.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: arixhinjtekomuniteti romromet ne gjirokaster
Pas

“Të mos fusim kokën si struci”, Fuga për masat ndaj koronavirusit: Të mbyllen shkollat, mos të reagojmë pasi na bie tulla në kokë

Para

Policia bën ‘namin’ në Durrës, kap një person me armë, vë në pranga dhe mikun e tij pse nuk tregoi

Para
Qarkullonte me armë në rrugët e qytetit, arrestohet 26-vjeçari

Policia bën 'namin' në Durrës, kap një person me armë, vë në pranga dhe mikun e tij pse nuk tregoi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.