Pas skandaleve për lidhjen me Rusinë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së Michael Flynn dha dorëheqjen. Lidhur me këtë ngjarje, krijuesi i dokumentareve Michael Moore mendon se presidenti Donald Trump duhet të arrestohet.
General Mike Flynn dha dorëheqjen të hënën në mbrëmje pasi u zbulua se ai kishte mbajtur biseda me diplomatë të lartë rusë, para se ai të emërohej në administratë dhe para se Trump të merrte postin e presidencës. Në SHBA është e paligjshme që personat privatë të kryejnë biseda diplomatike në emër të shtetit.
Mediat amerikane shkruajnë se gjenerali ka biseduar me ambasadorin rus në SHBA, Sergei Kislyak, duke i lënë të hapur mundësinë për të hequr sanksionet e SHBA-së ndaj Rusisë.
Flynn, i cili i kishte thënë edhe më parë zëvendëspresidentit Mice Pence se kjo çështje as që nuk është prekur, shkruan në letrën e tij të dorëheqjes: Pa dashur, zëvendës presidenti Mice Pence dhe të tjerë janë informuar gabimisht lidhur me bisedat e mia telefonike me ambasadorin rus.
Megjithatë, për zotin Moore, është e pabesueshme që Flynn ka vepruar i vetëm apo që Trump nuk ka patur njohuri me bisedën.
Në një postim në Twitter ai shkruan: “Le të jemi të qartë. Flynn nuk i ka bërë i vetëm ato biseda me rusët. Ai ishte udhëzuar të vepronte kështu. Ai ishte urdhëruar t’i siguronte ata. Arrestoni Trump.Trump dinte gjithçka, kjo do të vërtetohet sëshpejti”.
Më pas, krijuesi i filmave shton: Trump do të na vrasë të gjithëve! (D.D/Shuplaka)