Zonja e Parë e Amerikës loton në fjalimin e saj të fundit. Me zërin që i dridhej, Michelle Obama ka dhënë mesazhet e saj të fundit nga Shtëpia e Bardhë.
”Tungjatjeta të gjithëve dhe e them zyrtarisht për herë të fundit ”Mirëserdhët në Shtëpinë e Bardhë! Po.”, e nisi fjalimin e saj Michelle, teksa shoqërohej me duartrokitje.
MESAZHI:
”Teksa e mbylla kohën time në Shtëpinë e Bardhë nuk mund të mendoj për ndonjë mesazh më të mirë për t’ua dërguar të rinjve në fjalimin tim të fundit si Zonjë e Parë.
Diversiteti ynë në fe, ngjyra dhe besime-që nuk është një kërcënim për atë që jemi. Na bën ne ata që jemi.
Mos lejoni askënd asnjëherë t’u bëjë të ndjeheni sikur nuk keni rëndësi. Ose sikur nuk keni një vend në historinë tonë amerikane sepse e keni. Dhe ju keni të drejtën të jeni ekzaktësisht ata që jeni.
Dua që të rinjtë tanë të dinë se kanë rëndësi. Se ata përkasin, kështu që mos u trembni. Po më dëgjoni, të rinj mos kini frikë! Përqëndrohuni, bëhuni të vendosur, bëhuni shpresëdhënës!
Bëhuni të fuqishëm. Fuqizoni veten me një arsimim të mirë. Dhe më pas dilni atje dhe përdoreni këtë arsimim që të ndërtoni një vend të denjë për premtimet tona të pafundme. Ecni me shembullin e shpresës. Asnjëherë mos u frikësoni.
Dhe ta dini që unë do jem me ju për t’ju mbështetur për gjithë jetën time.
Të qënit Zonja Juaj e Parë ka qenë një nderi më i madh i jetës sime. Dhe shpresoj t’u kem bërë krenarë! (V.G/SHUPLAKA)
Discussion about this post