Ka qenë bashkëshorja e ish-presidentit amerikan Michelle Obama e cila ka zbluar një detaj që shumë mediave amerikane iu ka shpëtuar.
Ajo ka thënë se askush nuk e kishte kuptuar për 8 vite që bashkëshorti i saj, Barack ka qenë në pushtet, vishte në cdo mbledhje zyrtare të njëjtin kostum dhe këpucë, pa u shqetësuar aspak.
Këtë që nuk e kishte kuptuar asnjë njeri, se Michelle merrte gjithnjë vëmendjen me veshjet e saj.
“Tani njerëzit fotografojnë këpucët që unë vesh, aksesorët, ndërsa nuk e komentuan për 8 vite faktin që ai veshi të njëjtin kostum dhe këpucë. Ai ishte shumë krenar për këtë dhe gjithmon thoshte: Mm! Jam gati për 10 minuta, sa kohë tu desh ty që të bëheshe gati,” ka thënë ajo.
Ish-presidenti Barack dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama po shijojnë së tepërmi momentin si njerëz të lirë, pa përgjegjësi ndërsa po bëjnë pushime në vende të ndryshme.