Deputetja e Partisë Socialiste Milva Ekonomi e ftuar në Fax News u shpreh se situata e krijuar në pralament ditën e enjte ishte traumatike.
“Situta ishte e përgatitur nga opozita. Për mua situata ishte traumatike, sepse nuk pret që të ketë kështu lloj reagimi nga opozita. Situata ishte shumë e shëmtuar ndërkohë që fyerjet ishin me fjalor lufte.
Opozita ishte e prapërgatitur sepse nuk mund të hysh në seancë me miell dhe vezë. Arsyeja ishte fjalori që kishte përdorur Edi Rama. Fjalori i zotit Rama, i drejtohet opozitës. Nuk besoj se ka qenë ashtu siç u interpretua. Ato krijojnë një kauzë që nuk ka një motiv të vërtetë.”
Ndërkohë që për sa i përket reagimit të Bushatit, Ekonomi u shpreh se reagimi ishte njerëzor, vjen në mënyrë spontane, dhe nga na tjetër është reagimi zyrtar, ku u mor vendimi për t’u pezulluar.
(M.Q/Faxweb)