Mësimi online nuk është i arritshëm për shumë studentë, për shkak të mungesës së aksesit në internet. Qëndresa Qytetare ka kryer një studim në 9 universitete, ku konkludohet se studentët po kalojnë ditë të vështira, pasi nuk po përfitojnë as nga ngrirja e qirave.
Sipas një studimi të fundit rezulton se mësimi online nuk është i arritshëm për shumë studentë pasi nuk kanë akses në internet.
Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare gjatë një interviste “Skype” për Fax News foli në lidhje me metodologjinë e ndjekur për të kryer këtë studim.
Po ashtu Qiraxhi theksoi se pjesa më e madhe studentëve nuk kanë pasur akses në internet dhe se janë përballur me një tarifim të dyfishtë.
“Për mesimin online u gjendëm të papërgatitur në këtë situatë. Një element tjetër që ka dëmtuar mësimin online është aksesi i studentëve në internet. Komunikmi që do të duhet të bëjmë online kërkon një konsum më të lartë të internetit. 40% e tyre nuk kanë pasur mundësinë që të kenë internet në telefon. Ne e kuptojmë që videocall shpenzojnë më shumë MB dhe duan një internet më cilësor. 61% e tyre rezulton të kenë probleme ekonomike, pra të pagesave të internetit.
Këto po përballen me një tarifim të dytë për të marrë shërbim. Po paguajnë operatorë telefonikë që të zhvillojnë mësimin.
Universiteti Bujqësor është renditur më mirë në mënyrën e zhvillimit të mësimit online. Pjesa më e madhe e universiteteve janë vlerësuar si mbetëse për këtë mënyrë të mësimdhënies online.
Kur studentët janë pyetur se sa efektivë ka qenë mësimi online 54% janë përgjigjur se nuk ka qenë efektiv. Stafet akademike ndërkohë kanë bërë maksimumin në mësimdhënie.”- tha Qiraxhi.
Discussion about this post