Mijëra njerëz mbajtën një tubim në Tel Aviv për pengjet nga Hamasi në Gaza, ndërsa Izraeli ra dakord të dërgojë negociatorë në Katar për armëpushim. Synohet kthimi i rreth 130 pengjeve të mbajtura në Gaza.
Hamasi kushtëzoi lirimin e tyre me lirimin e militantëve palestinezë nga burgu dhe ndalimin e ofensivës në Gaza.
Izraeli e ka kundërshtuar publikisht një lirim kaq të madh të të burgosurve dhe thotë se çdo ndërprerje e luftimeve do të ishte e përkohshme pasi synon të shpërbëjë Hamasin, një fraksion I konsideruar organizate terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.