Disa mijëra njerëz kanë protestuar së fundmi në Londër kundër vizitës zyrtare të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, në Londër.
Ata u mblodhën jashtë ambasadës së SHBA-ve në Londër për të shprehur kundërshtimin e tyre për këtë vizitë dhe për urdhrin e Trump për ndalimin e refugjatëve nga shtatë vende myslimane në botë.
Protestuesit mbanin në duar parrulla të tilla si: “Jo Trumpit, jo luftës”, “Trump: Lidhje të veçata? Thjesht thoni “Jo”.
Më shumë se një javë më parë, presidenti amerikan nënshkroi një urdhër që ndalonte hyrjen në SHBA për ata refugjatë që vinin nga Siria dhe gjashtë vende të tjera myslimane. Ky urdhër ka zemëruar ndër të tjerë edhe shumë njerëz në Britaninë e Madhe, të cilët e gjykojnë këtë masë të Trump si diskriminuese. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1035″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]