Në orën 18.00 është planifikuar të zhvillohet protesta e pestë kombëtare e opozitës e udhëhequr nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.
Ndërkohë protestuesit e rretheve kanë filluar të organizohen dhe të nisen drejt Tiranës për t’u mbledhur përpara kryeministrisë ku mendohet se do të nisë protesta.
5000 protestues të opozitës janë nisur pasditen e sotme nga qyteti i Durrësit për në Tiranë, për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozita në orën 18:30.
Në një komunikim për gazetaren e Fax News, Kryetari i PD-së Ferdinand Xhaferri është shprehur se 5000 pjesëmarrësit do të jetë të organizuar nga nënkryetarët e degëve, dhe transporti do të bëhet me makina, për shkaka se furgonat dhe autobusët do ndalohen nga policia si protestën e kaluar.
Burime pranë PD-së së Durrësit bëjne me dije se pjesmarrja do të jetë e madhe. Jo vetem te strukturave te kesaj partie por edhe qytetare durrsake
Edhe pse Kukësi është përfshirë nga reshje të dendura shiu kjo gjë nuk i ka penguar simpatizantët e PD-së dhe aleatëve të nisen drejt Tiranës. Gazetari i Fax News raporton se ata janë organizuar me dy autobuzë dhe dhjetra makina private, ndërkohë që policia e Kukësit ka krijuar postoblloqe në dalje të qytetit duke mbajtur shënim çdo targë makine.
Po ashtu gazetarja e Fax News në Fier raporton se simpatizantët dhe protestuesit janë mbledhur fillimisht përpara selisë së PD-së në qytet. Ka qenë ish-deputeti Luan Bacci, theksoi se qytetarët fieraka janë më të sigurtë se kurrë.
“Dhuna ndaj said dollapit dhune e shemtuar. Shfaqje e shemtuar jane te ndaluar 6 nga fieri 4 jane liruar 2 jo. Sot proteste e fuqishme perseri. Mllefi i qytetarve edhe me force. Zgjedhje te lira. Edhe pse pas 2 diteve nuk na pengon asgje te gjithe drejt tiranes. Presionet dhe telefonatat vazhdojne ndaj protestuesve. Revolte popullore nga vete qytetaret. Jami te majte dhe te djathte qeveri hajdute” ,ka thënë Luan Baci.
Në Berat ka nisur gjithashtu organizimi i opozitës. Deri më tani janë raportuar se janë nisur 3 autobuza dhe 100 makina të vogla.
Nisja e protestuesve nga Lezha kësaj here është bërë nga qendra pranë katedrales me autobuza dhe makina private. Ndonëse kushtet atmosferike te motit jane të pa qëndrueshme nuk i ka penguar demokratët tënisen drejt Tiranës ne protestën e opozites.
Kryetari i PD-së në Shkoder Xhevdet Amuli është shprehu se janë bërë gati për nisjen drejt Tiranës por se kanë nisur shoqerimet. Policia ka shoqëruar 10 persona .
“Protesta nuk ka gjasa që të ndalet. Edi Rama është në grahmat e fundit, po arreston të gjithë protestuesit.
Arrestimet kanë filluar që nga një invalid si Gjergj Çuni I cili po proteston për veten e vet, për familjen e tij dhe fëmijët e punë.
Rama është duke u marrë më të vobektit, kështu që unë ju bëjë thirrje policisë së qytetit të Shkodrës, të mos arrerstoj qytetarët e thjeshtë.
Në emër të partisë demokratike u bëjë thirrje të distancohen nga këto veprime.
Ju e keni parë shumë mirë se çfarë ndodhi në protestën e fundit, por kjo ska më kuptim sepse po bëhen arrestime politike. Si 3 I Partisë Demokratike, Sahit Dollapi.
Por dua të them që absolutisht nuk mund të instalohet kjo diktaturë.” është shprehur Xhevdet Amuli.
Ndërkohë që pavaresisht motit me shi një numër i konsiderueshëm protestuesisht do t’i bashkohen protestës së radhës të thirrur nga opozita e bashkuar vetëm nga Bashkia Elbasan. Ndërkohë organizime dhe nisje ka nga i gjithë qarku. Nisja në Elbasan u krye rreth orës 16:30.Burime zyrtare pranë selisë blu bëjnë me dije se rruga e nisur prej tyre nuk ka kthim. Sipas të njëjta burimeve asgjë nuk i ndal në kauzën e përbashkët për largimin nga pushteti të kryeministrit Rama.
Qarkullimi drejt qytetit, kryesisht do të bëhet me mjete private, ku priten të jenë 150 të tillë. Gjithashtu në dispozicion janë vendosur edhe 4-5 mikrobuzë. Ndërkohë njësitë administrative janë nisur nga zonat e tyre.
(j.b/faxweb.al)
Discussion about this post