Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka folur për çështjen e emigracionit të paligjshëm të të rinjve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe. Në përgjigjie të Salianjit, ai tha se numri i azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE-së.
Ndërsa më tej, në deklaratën e tij Çuçi tha se sa i takon largimit masiv të të rinjve shqiptarë drejt Britanisë, faji qëndronte tek legjislacioni britanik. Sipas Çuçit të rinjtë shqiptarë të nisur drejt Britanisë së Madhe, janë nisur kryesisht nga vendet e BE-së dhe jo nga Shqipëria.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi: Për azilkërkuesit në vendet e BE-së, kanë qenë 65935 dhe në 2021 kemi vetëm 11305. Kjo është një çështje shumëdimensionale, jo vetëm për ministrin e Brendshëm. Siç duket shikoni sa janë ulur kërkesat për azil në vendet e BE-së. Sa i përket fluksit të emigrantëve të paligjshëm, nuk kemi pasur ndonjëherë marrëdhqënie më të ngushtë dhe më të besueshme me agjencitë ligjzbatuese britanike.
Ai është problem i Britanisë së Madhe. Është një problem i madh që ata e kanë. Pse është rritur numri i shqiptarëve, po bëhen studime nga ekspertët britanikë. E keqja në këtë rast është legjislacioni që ata kanë për këtë gjë. Shumë shqiptarë që kanë arritur në Britaninë e Madhe prej kohësh jetojnë në vendet e BE-së, jo detyrimisht nga Shqipëria.