18:35 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mike Tyson i ngadalte dhe i plakur, mposhtet në ring nga youtuber-i i njohur Jake Paul

10:38 | 16/11/2024
në Aktualitet, Bota, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mike Tyson i ngadalte dhe i plakur, mposhtet në ring nga youtuber-i i njohur Jake Paul

Youtuber-i Jake Paul, arriti të triumfonte në ndeshjen e boksit ndaj Mike Tyson në një përballje që ngjalli polemika dhe kritika. Përballja e mbajtur në Teksas, përpara 70,000 tifozëve dhe miliona shikuesve në Netflix, përfundoi me një fitore me pikë për Paul-in, i cili mposhti ish-kampionin e dyfishtë të peshave të rënda, 58-vjeçarin Mike Tyson.
Tyson, që nuk kishte garuar në një ndeshje profesionale për gati 19 vjet, u duk larg formës së tij të dikurshme. Jake Paul, në moshën 27-vjeçare dhe me vetëm pak vite përvojë në boks, përfitoi nga mosha she shkathtësia e tij për ta mbajtur Tyson-in në distancë, duke e dominuar ndeshjen me grushte precize dhe lëvizje të kujdesshme.
Ndeshja u zhvillua në tetë raunde nga dy minuta secili, dhe Tyson tregoi qartë shenja lodhjeje dhe ngadalësie.
Rezultatet e gjyqtarëve, 80-72, 79-73 dhe 79-73, të gjitha në favor të Paul-it, lanë tifozët e Tyson-it të zhgënjyer. Shumë nga ata që kishin ardhur për të parë legjendën, filluan të largoheshin përpara se të shpalleshin rezultatet, duke humbur besimin te idhulli i tyre. Pas humbjes së tij të shtatë në karrierën e tij të gjatë prej 57 ndeshjesh, Tyson sugjeroi një përballje të ardhshme me vëllain e Jake Paul-it, Logan Paul.
Ndeshja u kritikua për legjitimitetin e saj, pavarësisht se u sanksionua si një ndeshje profesionale nga komisioni i Teksasit. Përballja u zhvillua me doreza më të rënda dhe me mbushje të shtuar, por nuk pati asnjë goditje afër një nokauti. Paul realizoi 78 grushte gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Tyson arriti vetëm 18. Shumë kritikë e konsideruan këtë përballje si një tallje për boksin profesionist.
Jake Paul, i cili u bë i famshëm përmes platformave të mediave sociale, arriti fitoren e tij të 11-të në karrierën profesionale. Ai e bëri të qartë pas ndeshjes se synon një përballje me yllin meksikan të boksit, Saul ‘Canelo’ Alvarez. “Ai e di ku janë paratë, dhe e di që do një pagesë të madhe,” tha Paul, duke i dërguar një sfidë të hapur kampionit të njohur.
Ndeshja u transmetua në shtrirjen globale të Netflix prej 283 milionë abonentësh në mbarë botën. Jake Paul fitoi 30 milionë £ ndërsa Tyson gjysmën e tyre.

Pas

Thirrjet raciste, në deshjen Rumani-Kosovë, vjen reagimi i parë i UEFA-s

Para

Karoline Leavitt sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë. Trump: Bëri një punë të jashtëzakonshme në fushatë

Para
Karoline Leavitt sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë. Trump: Bëri një punë të jashtëzakonshme në fushatë

Karoline Leavitt sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë. Trump: Bëri një punë të jashtëzakonshme në fushatë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

Mediat: Shpërthim i fuqishëm pas sulmit të South Pars në Iran! Fusha më e madhe e gazit në botë përfshihet nga flakët

“Ta rikthejmë Rusinë në OKB”. I dërguari i Trump zbulon planin për luftën në Ukrainë

Aksident tragjik në Francë: Tre ukrainas të vrarë, reagon Zelensky

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza

Nënë e bijë u gjetën të vdekura në një park të Romës, autori arrestohet në Greqi pas arratisjes. Fotoja e 46-vjeçarit me vajzën 6-muajshe para krimit

Irani pretendon se ka rrëzuar tre avionë bombardues izraelitë. Tel Avivi e mohon

Situatë kritike në Minneapolis, dy ligjvënës demokratë qëllohen me armë në shtëpitë e tyre

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.