Në ditën e saj të lindjes nuk kanë munguar urimet e shumta. E kemi fjalën për këngëtaren Çiljeta Xhilagës. Jo vetëm fasat apo familjarët e saj por edhe miqtë e saj më të ngushtë nuk kanë munguar që t’i urojnë ditëlindjen këngëtares së njohur.
Padyshim nuk mund të mungonte këngëtarja Ingrit Gjoni, e cila është edhe një nga mikeshat më të afërta të Çiljetës. “Mikja ime me e mire dhe ëngjelli i vogel sot kanë ditëlindjen dua t’ju uroj me gjithë zemër gezuar dhe 100 vjeç fat mbaresi gëzim lumturi dhe çdo te mire ne jeten tuaj,”shkruan Ingriti krahas fotos së publikuar në rrjete sociale. (J.V/Shuplaka)