Dy këngëtaret shumë të dashura për publikun, Eli Fara dhe Aurela Gaçe, janë padyshim dy nga zërat më të pëlqyer nga shqiptarët, këngët e të cilave dëgjohen kudo.
Dy artistet e njohura prej vitesh tashmë kanë treguar se përveç kolege janë dhe dy mikesha shumë të mira dhe të pandara nga njëra-tjetra. Në edicionin e fundit të “Kënga Magjike”, Aurela dhe Eli, për të festuar miqësinë e tyre sollën për publikun një bashkëpunim që titullohej “Zemra Rratata” që u kthye menjëherë në hit.
Të ftuara mbrëmjen e djeshme në “BE Coffee”, dy këngëtaret janë pyetur nga aktorët Erion Isa dhe Bes Kallaku se çfarë kanë zili tek njëra-tjetra. Duke qenë tipe shumë të ndryshme, Aurela rrëfeu se ka shumë zili Elin për qetësinë e saj, ndërsa Eli ndër të tjera theksoi se ka zili nervin dhe temperamentin e Aurelës.