Ish-kryeministri i Britanisë, Tony Blair është në negociata me Shtëpinë e Bardhë për një ofertë pune. Të paktën kështu shkruajnë mediat e huaja. Sipas tyre Ai është duke negociuar për të punuar për administratën Trump.
“Daily Mail” thekson se ai ka zhvilluar një takim me dhëndrin e Trump, këshilltarin Jared Kushner ditën e mërkurë dhe pritet që të emërohet si i dërguari për paqe i Trumpit në Lindjen e Mesme.
Gazeta thotë se Kushner dhe Blair janë takuar tre herë në mënyrë sekrete që nga shtatori. Emërimi i Blerit tashmë është çështje ditësh. Duhet të theksojmë që Tony Blair ka qenë një miqësi me kryeministrin Rama dhe ka një këshillues për të. (J.V/Shuplaka)