Moderatorja e njohur Dajana Shabani është një ndër emrat më të përfolur të medias rozë jo vetëm për shkak të lidhjes së saj me boksierin e njohur por sëfundmi edhe për shkak të arrestimit të mikut të saj, Hermes Nikaj i njohur si “Zogu i Tiranës”.
Së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar një status ku sipas saj njerëzit kënaqen për fatkeqësinë e Nikajt, dhe ka vazhduar ironinë duke thënë se ndoshta ju sjell në vete tërmeti.
“Aq mllef e ligësi sa keni për njëri-tjetrit, aq shumë sa shaheni e kënaqeni me fatkeqësinë e të tjerëve, ndoshta këto tërmete ju sjellin pak ndjeshmëri. I madhi zot veç ti na ke në dorë.“- shkruan moderatorja.
Hermes Nikaj u arrestua bashkë me tre persona të tjerë, përfshirë parukieren Anjeza Bena që është lënë e lirë, pas një hetimi për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni në qendrat estetike dhe klubet e natës. Nga grupi në të cilin bënte pjesë Nikaj ofrohej edhe shërbimin eskortë dhe seks në grup.
Discussion about this post