Vdekja e Gjergj Xhuvanit në moshën 56 vjecare ka tronditur ditën e sotme artin shqiptar por jo vetëm.
Pak minuta më parë edhe kryeministri i vendit Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur tronditjen e tij për vdekjen e parakohshme të regjisorit të njohur shqiptar.
Postimi i plotë:
O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit?
Sa shumē gjëra për të thënë e sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment…
Miku i shtrenjtë dhe i mirë qysh nga kohët më të vjetra, regjizori Gjergj Xhuvani, nuk i çeli më sytë, pasi mbrëmë përfundoi në Romë, filmin e tij të ri?
S’kam fjalë…
Pas një sëmundjeje të rëndë, Gjergji Xhuvani ndërroi jetë sot në një spital në Romë. Kineasti gjendej në kryeqytetin italian, dhe po punonte për filimin e tij më të ri, ndërsa ka qenë duke montuar muzikën e filmit. Mungesa e tij është vënë re, kur nuk po paraqitej në studiot e montazhit, ndërsa nuk përgjigjej as në telefon.
I njohur për krijimtarinë e tij kinematografike, këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’.
Gjergj Xhuvani është një regjisor, skenarist, producent shqiptar. Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)