Nëse në seancën e nesërme PDK nuk do të paraqes një emër, deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka, ka thënë se nuk do të votojë asnjë kandidat.
“Unë do të marr pjesë në seancë, vetëm nëse vdes. Në qoftë se PAN-i nuk sjell kandidatin e tij për kryetar të Parlamentit, unë kurrë më nuk do të votoj kandidat të PDK-së”, tha Zeka.
Po ashtu ai ka bërë thirrje NISMA-s që të marrë pjesë në seance, pasi nëse e bojkoton do të ketë dëme të pariparueshme.
“Shpresoj që NISMA nuk lidhet nga këmbët me të keqen dhe nuk e bojkoton nesër seancën, pasi do të ishte një dëm i pariparueshëm”, ka deklaruar ai.
Gjithashtu ai ju është përgjigjur zërave nëse ekziston mundësia që të propozojë veten për kryetar të Kuvendit, në mungesë të PAN-it,.
Ai tha se nuk dëshiron të komentojë për këtë.
“Për gjëra ekstreme nuk dua të flas për momentin, për arsye se ato janë hapa që duhet të ndërmerren në bashkëveprim dhe në konsultë me disa njerëz të tjerë. Nuk dua të mendojë dikush që unë kam hyrë në politikë për t’u bërë kryetar i Parlamentit. Unë e kam patur ëndërr të jem deputet i qytetarëve të Kosovës për një milion arsye”, u shpreh Zeka.
(S.SH/Shuplaka)