Ish-gazetari Milaim Zeka, aktualisht deputeti i partisë Nisma për Kosovën, në një pronocim për ‘Fax News’ ka deklaruar se plani i presidentit Hashim Thaçi për të shfuqizuar Gjykatën Speciale do të dështojë.
Zeka shtoi se Hashim Thaçi po e bën këtë për të shpëtuar veten e tij pasi ai kia informacion se është i akuzuari kryesorë i kësaj gjykate.
Në lidhje me kryeministrin Ramush Haradinaj, Milaim Zeka tha se ai po keqpërdoret nga Hashim Thaçi. Deputeti i Nismës u shpreh gjithashtu se plani i presidentit Thaçi kundër Gjykatës Speciale do të dështojë, duke shtuar se Thaçi duhet të japë dorëheqje dhe të ndiqet penalisht për tre gabime që ai i quajti të pafalshme.
Zeka përmendi Asosacionin e komunave serbe, nënshkrimin e demarkacionit me Malin e Zi dhe Gjykatën Speciale. (B.H/Faxweb)