Milan është padyshim mbreti i merkatos këtë vit pas transferimeve të shumta që ka realizuar këtë sezon.
Megjithatë kuqezinjtë nuk ndalen dhe këtë herë i kanë hedhur sytë nga lojtari i Kombëtares së Kosovës Milot Rashica, i cili ka bërë një sezon mjaft të mirë në Hollandë ku luan me Vitesen.
Sipas mediave italiane Milan ka shprehur interesim për futbollistin me origjinë shqiptare.
Për Rashicën ka shporehur interesim edhe Napoli, sipas “Tuttomercatoweb” edhe Udineze është interesuar për të.
Së fundi edhe Milan në vazhdën e blerjeve që po realizon këtë merkato ka shprehur interesim për Milot Rashicën.
Kartoni i Rashicës, që mendohet se vlen 8 milionë euro nuk do të jetë problem për Milan që deri tani ka shpenxuar më shumë se 200 milionë euro për të ngritur një skuadër që do konkurrojë fuqishëm në Europë. (B.H/Shuplaka)