Ekipi i Milanit vazhdon me përforcimet. Këtë herë lojtari që ka nënshkruar me italianët është Fabio Borini nga skuadra e Sunderland në Angli.
Ish-futbollisti i Liverpulit që sezonin e kaluar u aktivizua me Sunderland është lojtari më i ri i kuq e zinjve të cilët tregojnë përsëri se do të jenë pretendentë për sezonin e ardhshëm.
Ky është transferimi i 5-të i Milanit për këtë sezon, ndërkohë që mediat flasin se Milan është shumë afër transferimit të turkut Hakan Çalhanoglu.
26-vjeçari i është bashkuar blerjeve të tjera si Kessie, Rodriguez, Silva në formën e huazimit me të drejtë blerje.
Sipas “Gazzeta della Sport” turku do jetë përforcimi i rradhës për skuadrën e Monetellës.
(B.H/Shuplaka)