Skuadra e Milanit është kualifikuar për në fazën e çerekfinaleve të “Coppa Italia”. Kuqezinjtë mundën mbrëmë me rezultatin 4-1 ekipin e Cagliarit.
Sulmuesi serb Luka Joviç shkëlqeu me performancën e tij, duke realizuar dy gola në pjesën e parë, në minutat 29′ dhe 42′. Në fraksionin e dytë të lojës, Traore dhe Leao i vendosën “kapakun” fitores dhe kualifikimit të Milanit për më tej. Për miqtë shënoi golin e nderit Azzi, në minutën e 87′.
Në fazën e çerekfinales, Milani do të përballet me njërën prej çiftit Bologna-Fiorentina, të cilat do të përballen në “Dall’Ara” javën e ardhshme.