Këmbëngulja e Milanit për Ardon Jasharin vijon dhe kuqezinjtë duan me patjetër ta kenë në ekip mesfushorin në prag të sezonit të ri futbollistik.
Sipas mediave italiane drejtori sportive Igli Tare ka udhëtuar drejt Bryzhit aty ku ka takuar presidencën e skuadrës, të cilët i kanë bërë të qartë se Jashari vlen 50 milionë euro. Kjo shumë është e papërballueshme nga milanezët, të cilët nëse nuk arrijnë një marrëveshje gjatë këtyre orëve, me gjasa do të heqin dorë prej tij.
Milani ka rritur ofertën për futbollistin në 30 milionë euro për kartonin + bonuse, por sërish kjo gjë nuk e ka ngrohur aspak Club Brugge, i cili ka vendosur vlerën 50 milionë. Situata komplikohet më tepër kur në garë është future Manchester United, që po vëzhgon lojtarin e pritet që po ashtu ti bëjë një ofertë zyrtare belgëve. 50 milionë euro nuk janë problem për djajtë e kuq pavarësisht krizës ekonomike që po kalojnë, por kur vjen puna të merkato, qëndrojnë në krye.
Në një situatë të tillë, Milan ka mundur të gjejë akordin me Samuele Ricci, Xhaka nuk po lejohet nga drejtuesit e Leverkusen dhe Modric i cili i bashkohet skuadrës pas Botërorit të klubeve. Tare ka në plan dhe disa afrime të tjera, sidomos në një moment kur Herandez do të largohet drejt Al Hilal, por dhe 7-8 lojtarë të tjerë të cilët nuk janë në planet e skuadrës për sezonin e ri futbollistik.