Milani është rikthyer tek fitorja duke mposhtur me rezultat të thellë në transfertë ekipin e Spal këtë të shtunë pasdite.
Skuadra e Milan e zgjidhi shumë shpejt ndeshjen kur në minutën e 2-të të takimit sulmuesi Patrick Cutrone ndëshkoi vendasit, ndërkohë kuqezinjtë shënuan dhe 3 herë të tjera duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 0-4 në favorin e tyre.
Megjithatë pas nisjes së mirë Milanit iu deshën shumë kohë për të dyfishuar reaultatin. Në minutën e 65 ishte pësëri Cutrone ai që përshëndeti rrjetën e Spalit, ndërsa në minutën e 73-të Lucas Biglia shënoi për 3-0. Në fund të takimit, në minutën e 90-të edhe Fabio Borini vuri emrin e tij në listën e golashënuesve. Milan tani ka 38 pikë në vendin e shtatë në tabelë. (B.H/Faxweb)