Ekipi i Milanit ka zyrtarizuar afrimin e parë për merkaton e janarit, dhe ai Gerard Deulofeu që luante më parë me ekipin e Evertonit.
Sot të dy klubet kanë arritur marrëshjen për huazimin e lojtarit deri në qershor të 2017. Pasi nuk po gjente hapësirat e duhura për të shfaqur talentin, e tij, 22-vjeçari ka vendosur të largohet nga ekipi anglez drejt një ekipi ku mund të tregojë vlerat reale të tij.
Mesfushori spanjoll kaloi një sezon fantastik gjatë vitit 2015, por në këto dy sezone ai nuk ka arritur të gjejë hapësira nga trajneri Kuman.
Kartoni mbahet nga ekipi i Barcelonës, por për shkak se nuk ka hapësira për të, ai e ka huazur në ekipe të ndryshme.
Milani e ka lançuar këtë lajm nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Twitter, por spanjolli nuk është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Napolit. (K.P/Shuplaka)