Parashikohet të jetë një fundjavë e nxehtë për Milanin, sepse pritet që mes ditës së sotme dhe të nesërme të jepet vendimi i UEFA-s në lidhje me shkeljet që kuqezinjtë kanë bërë sa i përket fair play financiar, nga sezoni 2014 deri në 2017, duke qenë se ishte CAS ai që hodhi poshtë vendimin e parë dhe shtyu gjithçka, duke i dhënë mundësi Milanit të merrte pjesë në Europa League.
Në emisionin e Radio 24, “Tutti convocati”, Marco Bellinazzo, gazetari i “Il Sole 24 Ore”, ka folur kështu për vendimin e UEFA-s: “Vendimi është gati, mes ditës së sotme dhe të nesërme do të publikohet. Sipas Exit poll: operacioni më i madh është përjashtimi nga kupat e Europës për Milanin”.
“Milani duhet të gjykohet për mosrespektimin e FFP në trevjeçarin 2015-2018. Sakaq, sa i përket Manchester City, vendimi UEFA parashikohet pas 7-10 ditësh. Vendim më kompleks, ndaj duhet ende të hetohet dhe analizohet çdo gjë”.
“Duhet kuptuar se çfarë letrash ka në dorë UEFA për Cityn. Nuk besoj se do t’i besojë letrave dhe dokumenteve të Football Leaks. Diskutimi ndryshon nëse UEFA ka në dorë letrat (që ne nuk njohim) për pagesa në të zezë nëpërmjet Katarit”.