Milani dhe Interi përballen të diel në orën 18:00 në “San Siro” për raundin e 23-të në Serie A. Paçka renditjes më të mirë të Interit, rivalët e Milanit kanë dy fitore radhazi në derbi, një mes të cilëve vlente trofeun e Superkupës së Italisë, me përmbysje 2-3 në Arabinë Saudite.
Në prag të ndeshjes që vlen më shumë se 90 minutat e fushës, për mediet foli Simone Inzaghi. Trajneri zikaltër ceku humbjen e fundit duke mos harruar pa përmendur edhe faullin në dëm të Asllanit. Situatë e mirë duket për Calhanoglu, me mesfushorin që është rikthyer në stërvitje dhe do jetë pikërisht ajo e sotmja gjenerale për të vendosur nëse do jetë në fushë nga minuta e parë ose jo.
“Dy humbje radhazi në derbi? I pari me meritë, në të dytin u rihap një ndeshje e mbyllur edhe falë faullit ndaj Asllanit. I shpjegova skuadrës se jemi më të fortë se episodet negative që mund të na ndodhin”, tha ai.
Trajneri i Interit, në konferencën për shtyp para ndeshjes, konfirmoi rikuperimin e Acerbi dhe Calhanoglu, por për turkun, saktësoi: “Nuk e di nëse do të fillojë nga minuta e parë, që sot është më shumë jo se po, por varet nga seancën e fundit stërvitore”.
Inzaghi shpjegon habinë e tij kur pa datat e ndeshjeve të rikuperimit kundër Fiorentinës dhe çerekfinaleve të Kupës së Italisë.
“Shpresoja të kisha një shkurt më të lirë nga angazhimet pas kualifikimit në tetë ekipet më të mira të Ligës së Kampionëve, por dëgjova që atje ishte një marrëveshje në Lega Calcio për të luajtur në Firence në datën e parë në dispozicion, ne do të përshtatemi me kalendarin”, tregoi Inzaghi.
Fjalë të mira edhe për rivalët.
“Ne e dimë se çfarë përfaqëson një derbi, do të jetë një ndeshje plot gracka sepse Milani është një ekip i madh me shumë cilësi. Do të na duhet një Inter shumë i mirë, i vendosur dhe agresiv”, tregoi ai. Me 50 pikë, Interi mban vendin e dytë me tre pikë dhe një ndeshje më pak se kryesuesit e Napolit. Nga ana tjetër, Milani me 34 pikë pozicionohet në vendin e shtatë.