Sfida e sotme midis Milanit dhe t ka përfunduar me rezultatin 2-0 në favor të kuqezinjve I cili ngjitet provizorisht në zonën e Champions.
Lojtarët e Milanit nuk e patën të lehtë të mposhtnin Frosinonen, tashmë e rënë nga kategoria. Pjesa e parë u mbyll pa gola, por pjesa e dytë do të rezervonte të gjithë spektaklin. Fillimisht Frosinone fitoi një penallti por Donnaruma bëri mrekullinë duke mos e lejuar depërtimin e topit në rrjetë.
Gjashtë minuta më vonë Milani kaloi në avantazh me Piatek pas një kombinimi të bukur në zonë. Pak minuta më vonë Suso vulosi takimin me një goditje dënimi spektakolare. Tashmë Milani shpreson që Juventus të fitojë kundër Atalantës në mënyrë që të mbajë vendin e katërt me 65 pikë.
Kampionatit Italian i mbetet edhe një javë për tu luajtur, ndërkohë që lufta do të mbetet e hapur deri në fund për vendin e katërt, që nënkupton kualifikimin në kompeticionin më të rëndësishëm evropian, Champions League.
Nërkohë kampionati spanjoll u mbyll pasditen e sotme, me ndeshjen mes Eibarit dhe Barcelonës, që ishte e fundit e javës së 38 me rezultatin final 2-2.
Të parët që shënuan ishin vendasit, që zhbllokuan sfidën në minutën e 20 me anë të Cucurellas, ndërsa reagimi i Barcelonës ishte i menjëhershëm, me kapitenin Lionel Messi që përmbysi gjithçka me dy gola në minutat 31’ dhe 32’.
Megjithatë, rezultati u vulos në fundin e pjesës së parë, kur Eibari barazoi me anë të De Blasis, ndërsa 45-minutëshi i dytë nuk prodhoi asgjë për t’u shënuar.
Mbyllet kështu një tjetër sezon nën dominimin e Barcelonës, që fitoi titullin për herë të dytë radhazi, ndërsa Lionel Messi, me dopietën e sotme, thelloi distancën në renditjen e golashënuesve me plot 36 rrjeta sezonale.