Ndërsa tifozët e Milanit vazhdojnë të shpresojnë për rikthimin e tij te kuqezinjtë, Zlatan Ibrahimovic ia del të provokojë fort, si zakonisht, përmes rrjeteve sociale. Kampioni suedez ka vendosur t’i urojë ndjekësit e tij për Krishtlindje me foton e një luani të shtrirë në tokë, por me gishtin e mesit ngritur.
Fotoja ka statusin shoqërues: “Merry Christmaz”!
Postimi i 38-vjeçarit u bë mjaft shpejt “viral”. Është e kotë të reflektosh mbi kuptimet e mundshme të këtij statusi të Ibrës në rrjetet sociale.
Pothuajse nuk ka ndonjë referencë për negociatat, që mund ta rikthejnë atë me fanellën kuqezi, gjë për të cilën ditët e ardhshme do të jenë vendimtare.